E sulmuan me acid, vajza shqiptare tregon transformimin pas 4 vitesh

Shqipëria

E sulmuan me acid, vajza shqiptare tregon transformimin pas 4 vitesh

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 00:07
ilustrim

Vilma Dule është vajza nga Vlora e cila është padyshim shembulli më i mirë i femrës shqiptare e cila pavarësisht çdo gjëje ajo ia ka dalë mbanë.

Vilma është 27-vjeç dhe historia e saj nis 4 vite më parë. Në atë kohë ajo u sulmua barbarisht me acid nga një person, teksa po dilte nga dera e shtëpisë.

Vilma, e cila tre vite me parë (2013) ishte menaxhere e burimeve njerëzore pranë një call center-i Italian në Tiranë, sot jep mesazhin e saj, duke treguar se nuk duhet të dorëzohemi asnjëherë.

E ndërsa ajo e ka gjetur forcën për të dalë para të gjithëve dhe për të treguar se ajo nuk do të dorëzohet asnjëherë, së fundmi, Vilma ka postuar një foto duke treguar se sa ka ndryshuar falë disa operacioneve që i është nënshtruar.

Përkrah fotos ajo shkruan: “Mbi të gjitha, ji heroina e jetës tende dhe jo një viktimë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat