Spaho: Shoqëria civile që kontrollohet nga Sorosi, bllokoi KLP-në

Shqipëria

Spaho: Shoqëria civile që kontrollohet nga Sorosi, bllokoi KLP-në

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 07:22
Edmond Spaho

Kryetari i Grupit Parlamentar, në Partinë Demokratike, Edmond Spaho, deklaron se shoqëria civile e cila kontrollohet nga Soros, ka bllokuar qëllimisht krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pasi nuk ka paraqitur asnjë kandidatë.

Duke folur për emisionin “Të Paekspozuarit” Spaho shprehet se “Shoqërinë civile e keni lënë në dorë të drejtorit të Sorosit, shiko dokumentin. Është insistuar që të ketë përfaqësues të shoqërisë civile, unë jam kundër, pse duhet të ketë, kjo na u imponua, nga ekspertët. Sot qeveria civile sot thotë nuk ka kandidat, kjo është bllokuar me qëllim. E doni prokurorin të vendosni shoqen e Ermonelës, sepse keni dosjen e Tahirit, Dakos dhe dosje të tjera që do dalin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat