“Rama e do Prokurorinë për të shpëtuar Tahirin, veglën dhe bashkëpunëtorin e tij”

Shqipëria

“Rama e do Prokurorinë për të shpëtuar Tahirin, veglën dhe bashkëpunëtorin e tij”

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 07:24
Saimir Tahiri dhe Edi Rama

Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu akuzon kryeministrin Edi Rama se e do Prokurorinë për t’u bërë presion politik, individëve dhe deputetëve të caktuar.

Në postimin e tij në “Facebook” Balliu e konsideron Ramën “Il capo dei capi”, që e do organin e akuzës për të shpëtuar veglën dhe bashkëpunëtorin e tij Saimir Tahiri.

IL CAPO DEI CAPI e do Prokurorin për të shpëtuar veglën dhe bashkëpunëtorin e tij Saimir Tahiri. Me pak fjalë Edi Rama kërkon të kapë Prokurorin që të shpëtojë lëkurën e tij.

Por mbi të gjitha Rama e do Prokurorin për të bërë presion politik, individëve si dhe deputetëve të caktuar. Kërkon Prokurorin nën kthetrat e tij për të krijuar ekuacione dhe koalicione politike nëpërmjet shantazhit, pasi ai e di që nuk do ta ketë me as tepsi as timon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat