Deklarata e fortë e Nard Ndokës: 4 ministra të korruptuar, dosjet e tyre i ka Rama

Shqipëria

Deklarata e fortë e Nard Ndokës: 4 ministra të korruptuar, dosjet e tyre i ka Rama

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 07:24
Nard Ndoka

Kreu i PDK-së Nard Ndoka ka bërë një deklaratë të fortë në “360 Gradë”, duke thënë se kryeministri Edi Rama ka në duar materiale për 4 ministra të tij aktualë që përfshihen në afera të forta korruptive.

“Janë edhe 3-4 ministra të tjerë aktuale të kabinetit të zotit Rama që zoti Rama i ka informacionet që qarkullojnë tashmë edhe material, dosje, pamje filmike, që edhe këto i përfshijnë nëpër afera korruptive shumë të forta”, tha Ndoka.

Ndoka theksoi se mazhoranca kërkon të kapë kryeprokurorin pasi ka nën hetim ish-ministrin e Brendshëm, për mbështetje të grupeve kriminale dhe trafik droge. “Kjo është akuza më e lartë që i është bërë një politikani, zyrtari të lartë. Ky është ministri i brendshëm më i ‘suksesshëm’ i Ramës”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat