Analisti Bushati bën deklaratën e fortë: Basha e shiti dosjen e “Dakos”

Shqipëria

Analisti Bushati bën deklaratën e fortë: Basha e shiti dosjen e “Dakos”

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 07:52
Andi Bushati, Vangjush Dako dhe Lulzim Basha

Analisti Andi Bushati gjate debatit mbreme në emisionin “Të Paekspozuarit” beri nje deklarate te forte, teksa tha se Partia Demokratike dhe kryetari i saj Lulzim Basha e ka shitur dosjen që paralajmëroi për kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon.

“Keni dy muaj që thoni dosje, dosje, dosje, por nuk e nxirrni. Basha e ka shitur dosjen e Vangjush Dakos tek Rama.” – u shpreh Bushati.

I menjëhershëm ishte reagimi i deputetit socialist Taulant Balla, i cili mohoi hetimet ndaj Vangjush Dakos.

“Nuk ka dosje dhe as hetim ndaj Vangjush Dakos.” – u shpreh Balla.

Burimet thonë për Tpz.al se dosja për Dakon përfshin disa përgjime ambientale si dhe vëzhgime të disa eksponentëve të rrezikshëm kriminal që kanë kontakte me kryebashkiakun e Durrësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat