Bllokimi i pasaportës/Paralajmëron Tahiri: Do flas shumë shpejt. Hiqni bllokimin e pasaportës, mund të më mbani edhe në burg, por...

Shqipëria

Bllokimi i pasaportës/Paralajmëron Tahiri: Do flas shumë shpejt. Hiqni bllokimin e pasaportës, mund të më mbani edhe në burg, por...

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 08:22
Saimir Tahiri ne Gjykate

(E plotësuar) -Gjykata e Krimeve te Renda ka vendosur sot bllokimin e pasaportes se ish-ministrit te Brendshem, Saimir Tahiri.

Teksa doli nga gjykata se bashku me avokatin e tij, Haxhia, i rrethuar nga shume gazetare te interesuar, Tahiri ka thene shkurt për ‘Ora News’: Te thashe pra, do flas shume shpejt..

Pyetjes se kur, Tahiri nuk i ka dhene pergjigje, dhe fill pas kesaj, ka hipur ne makine dhe eshte larguar.

Ai iu nenshtrua nje seance degjimore sot ne Krimet e Renda, qe nisi ashtu si pritej rreth ores 09:30.

Ne perfundim te seances, avokati i Tahirit ka deklaruar se ishte nje vendim i pritshem, duke mos lene pa thumbuar gjykaten.

“E prisnim vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, pasi ajo është kthyer në një notere të kërkesave të prokurorisë”- tha Maks Haxhia.

Pyetur se çfare do te behet pas ketij vendimi, avokati ka sqaruar se ata do te vazhdojne te ndjekin rrugen ligjore, duke e ankimuar kete vendim ne Apel.

“Panorama” raportoi me heret se Tahiri, teksa hyri ne Gjykate, shoqerohej vetem nga avokati i tij Maks Haxhia. Therritja e tij vjen vetem pak dite, pasi gjykata vendosi bllokimin e pasaportes se ish-ministrit, duke mos e lejuar keshtu te levize jashte vendit.

Image

Ai u thirrt për t’u pyetur te Krimet e Rënda nga gjyqtarja Liljana Baku. Sipas ligjit, thirrja e ish-ministrit të Brendshëm behet brenda 5-ditësh nga zbardhja e vendimit që i ndaloi daljen jashtë shtetit dhe bllokimin e pasaportës.

Përballë gjyqtares Baku, ish-ministri Tahiri u përgjigj për çështjet që kanë dalë nga hetimet e Prokurorise se Krimeve të Rënda, pas bllokimit te pasaportes se tij.

Nderkohe kujtojme se se fundi kane dale edhe pergjime te reja nga prokuroria e Katanias, ku perflitet serish emri i Tahirit, si minister i Brendshem ne ate kohe.

***

Ish ministri i Brendshem Saimir Tahiri ka thene ne seancen e sotme degjimore ne Gjykaten e Krimeve te Renda se duhet t’i hiqet masa e bllokimit te pasaportes, pasi prokuroria keto prova qe ka nuk i ka te reja dhe i ka pasur ne dosje qe ne date 20 tetor.

Por gjyqtarja pasi u terhoq per vendim, nuk ia hoqi masen, por la ne fuqi bllokimin e pasaportes se Tahirit.

Gazetari i Panorama Erald Deliu zbardh edhe deshmine e Tahirit brenda ne seancën me dyer te mbyllura.

Tahiri mesohet se kërkoi t’i hiqet masa e bllokimit te pasaportes dhet tha që nuk “e kam problemin te masa, mund të më mbani edhe burg, por problemin e kam te principi. S’keni prova te reja, këto prova i keni pasur që në datë 20 tetor, por pse e keni kërkuar nje muaj e disa dite me vonesë kete bllokim? S’ka asnjë provë të re. Kam qene në dijeni të këtyre provave që atëherë”.

Në nisje të seancës, Tahiri iu drejtua gjyqtares: unë jam njohur me masën dhe vendimin që ju keni caktuar ndaj meje dhe ju më keni thirrur për të më pyetur?

Më pas Tahiri ka bërë një arsyetim të gjatë për atë që sias tij nuk do të largohet nga vendi pasi ai është i interesuar të dalë e vërteta, duke këmbëngulur që ka udhëtuar me makina të ndryshme por jo me persona të inkriminuar.

Tahiri nder te tjera tha se nuk e vret në vetvete kjo mënyrë e bllokimit te pasaportes, por menyra se si është caktuar kjo mase pa patur ndonjë prove dhe bazë të fortë, por mbi bazën e disa bisedave të disa trafikantëve.

Tahiri në asnjë moment nuk dha shpjegime lidhur me përberjen e atyre bisedave telefonike që Habilajt flisnin për dhurata të majme që ka përfituar Tahiri apo familjare të tij.

***

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të vazhdojë të mos lejohet të ikë nga Shqipëria.

Masa e marrë pak ditë më parë është konfirmuar sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Ndaj Tahirit është marrë masa e sigurisë ‘ndalim i daljes jashtë shtetit’.

Tahiri paraqitet në Gjykatën e Krimeve të Rënda

I shoqëruar nga avokati i tij, Maks Haxhia, ish-ministri Tahiri është paraqitur mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Saimir Tahiri është thirrur për t’u pyetur nga gjyqtarja Liljana Baku. Ligji parashikon thirrjen e ish-ministrit të Brendshëm brenda 5-ditëve nga zbardhja e vendimit që i ndaloi daljen jashtë shtetit dhe bllokimin e pasaportës.

Burime nga Krimet e Rënda konfirmojnë se të premten, në këtë seance përballë gjyqtares Baku, ish-ministri Tahiri do të duhet të përgjigjet për të gjitha çështjet që kanë dalë nga përgjimet e Habiljave dhe të dhënat e tjera të siguruara nga Prokuroria e krimeve të rënda. Kështu Tahiri do të pyetet për njohjet me Orest Sotën dhe lëvizjet me automjetin “Audi”, nëse i ka njohur Habilajt kur i ka takuar, apo akuzat se Tahiri ka përfituar dhurata nga Habilajt.

Vendimi i gjykatës që i ndaloi Tahirit daljen jashtë shtetit, jep në mënyrë kronologjike rrjedhën e hetimit të kësaj çështje, që nisi në Shqipëri ndaj Habilajve, me veçimin e dosjes për Treblovën. Në dosjen e Treblovës përmenden për herë të parë lidhjet e policisë me narkotarfikun.

Tahiri te Krimet e Rënda për përgjimet e Habiljave

Saimir Tahiri është thirrur për t’u pyetur sot në orën 9.30 te Krimet e Rënda nga gjyqtarja Liljana Baku.

Ligji parashikon thirrjen e ish-ministrit të Brendshëm brenda 5-ditëve nga zbardhja e vendimit që i ndaloi daljen jashtë shtetit dhe bllokimin e pasaportës.

Burime nga Krimet e Rënda konfirmojnë se të premten, në këtë seance përballë gjyqtares Baku, ish-ministri Tahiri do të duhet të përgjigjet për të gjitha çështjet që kanë dalë nga përgjimet e Habiljave dhe të dhënat e tjera të siguara nga Prokuroria e krimeve të rënda. 

Kështu Tahiri do të pyetet për njohjet me Orest Sotën dhe lëvizjet me automjetin Audi, nëse i ka njohur Habilajt kur i ka takuar, apo akuzat se Tahiri ka përfituar dhurata nga Habilajt.

Vendimi i gjykatës që i ndaloi Tahirit daljen jashtë shtetit, jep në mënyrë kronologjike rrjedhën e hetimit të kësaj çështje, që nisi në Shqipëri ndaj Habilajve, me veçimin e dosjes për Treblovën. Në dosjen e Treblovës përmenden për herë të parë lidhjet e policisë me narkotarfikun.

Ndërkohë, gjithmonë sipas vendimit të gjykatës së krimeve të rënda që i ndalon Saimir Tahirit daljen jashtë vendit, në itali u ra në gjurmët e Habilajve që prej vitit 2012 pas operacionit antidrogë “Odisea”. Prokuroria përmend në kërkesën e saj përgjimet e bëra publike tashmë, ku të akuzuarit lakojnë emrin e ish-ministrit për t’i blerë një byzylyk me diamantë. Prokuroria thotë se Saimir Tahiri i njeh Habilajt dhe si argument sjell daljet jashtë shtetit te tij me automjetin Audi që ndërkohë i ishte shitur Moisi Habilajt emri i Saimir Tahirit për herë të parë doli nga dosja e Habilajve e prokurorisë së Catanias.

Për të vërtetuar që përdorimi i emrit të tij ishte rastësor dhe i papërfshirë në hetime, ish-ministri i brendshëm publikoi këtë dëshmi, që sipas tij vërtetonte ai nuk është person nën hetim nga italianët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat