Mot me vranësira, ja çfarë pritet për sot

Shqipëria

Mot me vranësira, ja çfarë pritet për sot

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 08:48
Ilustrim

Shira të përkohshëm në ekstremet Veri-Jug priten këtë të premte, ndërkohë që do të vijojnë kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta në mbarë territorin e vendit.

Edhe pasditja, mbetet me vranësira të shpeshta e shira të dobët në veri, ndërsa shira të izoluar rrezikojnë zonat lindore dhe pjesërisht qendrën.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në të dy ekstremumet termike të ditës duke ngjitur maksimumin sërish në vlerat 17 – 18°C.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat