Eksploziv banesës në Fushë- Krujë, ja emri i pronarit, është efektiv në Kamëz

Shqipëria

Eksploziv banesës në Fushë- Krujë, ja emri i pronarit, është efektiv në Kamëz

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 12:42
Ilustrim

(E plotësuar() - Eksploziv në një banesë në hyrje të Fushë- Krujës. Thuhet se tritoli ka shpërthyer në banesën e shtetasit Fatmir Isufi rreth orës 05:00 te mengjesit te kesaj te premte.

Gazetari i “Panorama”, Leonidha Musaj raporton se Fatmir Isufi eshte punonjes policie ne komisariatin e Kamzes. Ndersa ne njoftimin e policise thuhet se tritoli ka shperthyer ne banesen e shtetasit Sh.I, qe Panorama meson se eshte babai i policit, por jetojne ne te njejten banese.

Sipas bluve, nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.

Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Informacion paraprak nga Policia Krujë:

Më datë 15.12.2017, në Fushë-Krujë ,gjatë natës në oborrin e pronës private 3- katëshe (banesë dhe biznes) të shtetasit Sh. I. ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Për pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, shkaqet e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shpërthim me eksploziv makinës së policit në Fushë - Krujë

Mëngjesin e sotëm një sasi eksplozivi ka shpërthyer në banesën e një punonjësi të policisë në Fushë Kruje.

Mësohet se eksplozivi është vendosur në banesën e punonjësit të policisë, Fatmir Isufi.

Paraprakisht thuhet se nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Makina së cilës i është vendosur eksploziv është volksvagen golf 4.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat