Kandidatja për Kryeprokurore: Konkurimet fasadë, emërimet sipas klaneve, kam zgjedhur që…

Shqipëria

Kandidatja për Kryeprokurore: Konkurimet fasadë, emërimet sipas klaneve, kam zgjedhur që…

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 12:54
Ermira Tafani

Maxhoranca në Komisionin e Ligjeve ka zhvilluar dje pa praninë e opozitës seancën dëgjimore me 7 kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Deputetët e PD-së dhe LSI-së bënë të ditur se nuk do të merrnin pjesë në seancën dëgjimore, ndërkohë që në mbledhjen e djeshme mori pjesë dhe deputeti i PSD-së, Tom Doshi.

Kandidatja Ermira Tafani tha se konkurrimet më parë bëheshin mbi baza preferenciale dhe klanore.

KANDIDATI PËR KRYEPROKUROR TË PËRKOHSHËM, ERMIRA TAFANI

Vasilika Hysi: Nga 23 vjet karrierë, në 21 vite jeni në të njëjtin pozicion në rrethin gjyqësor Elbasan. Më datë 22 nëntor të këtij viti keni marrë një promovim duke qenë drejtuese e Seksionit të Krimeve Kundër Pasurisë dhe Sferës Ekonomike. Nuk keni dashur të promovoheni apo keni pasur pengesa?

Ermira Tafani: Nisur nga mënyra se si ishte ndërtuar ligji, ku emërimi apo ngritja në detyrë e një prokurori ishte thjesht në një dorë të vetme, më bënte të mos kisha besim që të merrja pjesë në konkurrime. Pasi shpeshherë dhe mesa kisha dëgjuar konkurrimet ishin thjesht fasadë dhe kam idenë që emërimet apo promovimet bëheshin mbi bazën e mendimeve personale. Unë nuk kam zgjedhur vetë të jem pjesë e klaneve të ndryshme apo lidhjeve të ndryshme në Prokurori…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat