Nuk e kualifikuan si kryeprokuror, shpërthen Besnik Muçi: Ku e kanë gjetur kushtin e 15 vjet eksperiencë pune?

Shqipëria

Nuk e kualifikuan si kryeprokuror, shpërthen Besnik Muçi: Ku e kanë gjetur kushtin e 15 vjet eksperiencë pune?

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 16:42
Besnik Muçi

Pasi Komisioni i Ligjeve ka marrë vendimin dhe se kualifikoi vetëm 3 nga shtatë kandidatët për kryeprokuror të përkohshëm të vendit, ka ardhur reagimi i Besnik Muçit. Ky i fundit nuk u kualifikua në garën për kryeprokuror, pasi sipas Komisionit të Ligjeve nuk përmbush kushtet. Duke folur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Muçi është shprehur se plotëson të gjitha kushtet. Sa i takon kushtit për punë 15 vjet si prokuror, ai tha se kushti është vetëm të ketë punë 15 vjet si jurist.

“Unë nuk arrij dot që të kuptoj se ku e kanë gjetur këtë kushtin për 15 vjet eksperiencë si prokuror. Është absurde. Duhet të jetë 15 vjet eksperiencë pune si jurist. Unë jam një jurist i spikatur”, është shprehur ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat