"Der Spiegel" shkruan për “dramën e Tiranës”; në Shqipërinë e Maos kishte vetëm bukë dhe vezë, ishte si një udhëtim në Hënë

Shqipëria

"Der Spiegel" shkruan për “dramën e Tiranës”; në Shqipërinë e Maos kishte vetëm bukë dhe vezë, ishte si një udhëtim në Hënë

Nga: Fitim Dika Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 19:23
Arkiv

Të mos kualifikohesh në KE - kjo i ka ndodhur vetëm njëherë Gjermanisë, përpara 50 vitesh. Mbase është ndeshja më e dhimbshme e 938 sosh. Një paradë e mjerimit, shkruan fillimisht magazina më e madhe e Europës, “Der Spiegel”.

"Tirana? Po po. Unë mund të shtoj: Unë isha aty!” Tregon me humor dhe në mënyrë ofansive ish mbrojtësi i Këlnit, Wolfgang Weber, 73. “Ndokush tjetër, që ka qenë me mua në fushë, sot nuk mund ta kujton më aq mirë”.

Dita e 17 dhjetorit 1967 është dita më e zezë e futbollit gjerman. Gjermanëve ju nevojitej vetëm fitore kundër Shqipërisë, për t’u kualifikuar në KE 1968. Në ndeshjen e parë Gjermania fitoi 6:0 dhe gjithçka dukej e përfunduar. Por rezultati përfundimtar ishte 0:0, favoriti mbeti jashtë europianit.

“Gjithçka shkoi pafat,” tha pas ndeshjes ish trajneri gjerman Helmut Schön. Lojtarët kujtojnë se përkundër disa mungesave, ata dhanë maksimumin, por kur diçka nuk “shkon” s’ke çfarë bën.

Udhëtimi në Shqipëri ishte si udhëtim në Hënë

Sportisti gjerman, Willi Schulz, që ishte dëshmitar i udhëtimit në Tiranë gjatë atij viti të largët, kujton se gjithçka çfarë kanë hëngër është në aeroplan, pasi në “Shqipëri nuk kishte mish, por vetëm bukë dhe vezë. Ato vinin nga një kombinat i vezëve.”

Gjithashtu më tej Schulz kujton shokun kulturor. “Unë kujtoj gjithashtu, se atje pamë vetëm biçikleta. Atëkohë thuajse nuk kishte automjete në Shqipëri. Njerëz të veshur keqas, gra me vegla për të punuar tokën. Ishte si një udhëtim në Hënë. Diçka surreale.”

Ngjashëm mendon edhe Wolfgang Weber: "Të gjithë njerëzit ishin veshur me të gjelbër dhe mbanin kësula kineze. Citatet e Maos ishin të kudondodhura dhe në televisor shiheshin vetëm filma me ushtarë kinezë.”

Në fund “Der Spiegel” duke cituar ekipin gjerman, thekson se ata ishin të kënaqur që ditën e nesërme largoheshin nga Shqipëria, përkundër debaklit.

“Juve shqiptarëve nuk duam më kurrë t’ju shohim dhe as të takoheshim përsëri,” tha një lojtar gjerman gjatë fluturimit të aeroplanit nga Tirana në Romë. Ekipi gjerman udhëtoi për të takuar në audiencën e tij, Papën Paul VI. Prej aty, Gjermania menjëherë mori veten dhe erdhën sukseset vijuese./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat