Rama, vizitë të “paparashikuar” në SHBA

Shqipëria

Rama, vizitë të “paparashikuar” në SHBA

Nga: Beqir SINA - New York Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 20:10
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sipas disa burimeve jo zyrtare, këtu në Nju Jork, thuhet se të hënën ka për të ndërmarrë një udhëtim “të paparashikuar" për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vetëm pak kohë pasi flitet se në janar priten të nisë

“Kapja e peshqve të mëdhenjë”, si e ka quajtur zbatimin e reformës në drejtësi, atje ambasadori i SHBA, në Tiranë Donald Lu.
Burime nga Nju Jorku, që nuk duan të indetifikohen dhe janë të afërta me Edi Ramën, në Nju Jork, e konfirmuan këtë lajm, por sipas tyre, kjo vizitë ka të bëjë me një axhendë gjysmë private, pa konkluduar në takimet e tij.

Burime të tjera thonë, se  ftesa rreth kësaj vizite “ urgjente”, sipas tyre në SHBA, është bërë nga miqtë e tij në Nju Jork.

Të tjera burime jo zyrtare, e lidhin udhëtimin e tij të hënën dhe qëndrim disa ditor në Shetet e Bashkuara të Amerikës, edhe me deklaratat e fundit të ambasadorit Lu dhe ultimatumin që i kanë dhënë SHBA-të, për të goditur simbiozën e krimit të organizuar, me zyrtarë të lartë në qeverinë e tij, përfshirë atë të ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiiri.

Mësohet se Rama në SHBA, vjen për të takuar dhe mikun e tij, Xhorxh Soros dhe djalin e tij, i cili e takojë Kryeministrin Edi Rama muajin e kaluar në Tiranë, ndoshta për t'i kërkuar ndihmën që mund ti japin ata rreth këtyre zhvillimeve që pritet të ndodhin në Shqipëri, pas janarit, ata takohen për herë të tretë në Nju Jork e Tiranë.

Në komunitetin shqiptar njërëz që merren me këto çështje,  aludojnë mbi këtë udhëtim të “paparashikuar” se e gjitha kjo po bëhet, për të shpëtuar kokën e Edi Ramës, pasi një ish ministër dhe një ministër aktual të kabinetit që ai drejton tashmë, duket se “e kanë prerë biletën e tyre” të largimit së bashku me një kryetar bashkie.

Gjithmonë sipas burimeve jo zyrtare duket se do të kemi një “Deja Vu” të rastit Tahiri, të cilin Edi Rama “, thuhet se e shiti” pa problem, për të larguar përgjegjësitë e tij nga ajo që ndodhi në vitin 2016 me kanabizimin dhe kriminalizimin e vendit, deri në majë të piramidës shtetërore.

Në se është e vërtet, atëhere mund të thuhet se Rama mbërrin në Nju Jork, ditën e hënë më 18 dhjetor dhe kthehet në Shqipëri, fund javën e ardhëshme, dhe pas këtij udhëtimi nëse bëhet do të mësohet e vërteta dhe se cili është qëllimi i vizitës, atëhere si e cekëm më lart në fillim vitin e ri në Shqipëri, priten zhvillime të rëndësishme, në skenën politike shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat