PD nesër mbledhje urgjente

Shqipëria

PD nesër mbledhje urgjente

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 21:13
Lulzim Basha

Partia Demokratike ka njoftuar ditën e nesërme një mbledhje urgjente në selinë blu.

Mbledhja e grupit parlamentar, e cila do të mbahet në orën 18:00 do të ketë pikërisht si fokus zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të përkohshëm.

Ende nuk dihet nëse PD do të marrë pjesë në votim apo nuk do të jetë e pranishëm në sallën e seancave plenare, ku një nga tre emrat Arta Marku, Ferdinand Elezi dhe Ermira Tafani do te jete ne krye te organit te akuzes per nje mandat te perkohshem. Gjithçka do të vendoset në mbledhjen e nesërme

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat