Rama e bëri të qajë pas zënkës? Ministrja Kumbaro sqaron të vërtetën

Shqipëria

Rama e bëri të qajë pas zënkës? Ministrja Kumbaro sqaron të vërtetën

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 00:56
Mirela Kumbaro

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili.

Kumbaro ka sqaruar momentin që u raportua si “pezmatim i saj pas një zënke me Ramën”.

Ajo tha se ka qenë një sajesë e medias dhe se thjesht ka qenë duke bërë një telefonatë aty.

Kumbaro tha:

Ka qenë 100% sajesë e medias. Kam qenë duke bërë një bisedë në telefon, aty duket. Por pastaj mori kontekst komplet tjetër. Por jam mësuar me këtë. Unë kam respekt për median e gazetarët, ndërsa ajo që kryeministri quan kazan besoj nuk është media profesionale”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat