Rrezikohet sërish Shqipëria nga përmbytjet?! Ja parashikimi për fundjavën

Shqipëria

Rrezikohet sërish Shqipëria nga përmbytjet?! Ja parashikimi për fundjavën

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 08:30
Ilustrim

Gjatë orëve në vijim territori shqiptar do të mbetet kryesisht me vranësira dhe shira të dobët në zonat veriore.

Sipas Meteoalb, reshje shiu do të ketë në zonat e izoluara lindore dhe pjesërisht në qendër të vendit. Ndërsa fundjava paraqitet me shira mesatare në ekstremet veri – jug.

Për shkak të uljes së temperaturave, në zonat veriore do të shfaqen reshje të pakta bore. Deri në mbrëmjen e së dielës i gjithë territori do të jetë i mbuluar nga reshjet e shiut dhe të borës.

Sa i përket temperaturave, e diela sjell rënie të ndjeshme gjatë mëngjesit në zonat malore ndërkohë që edhe mesdita vijon me rënie të temperaturave duke bërë që maksimumi të zbresë me 4 – 5°C.

E SHTUNE: Kryesisht e vranët me shira në gjithë vendin.

 Pjesa e parë e ditës do të ketë shira me intensitet mesatar në Veri – Qendër ndërsa gjatë pasdites pakësohen shirat në Veri – Qendër por shtohen në zonat Jugore.

Mbrëmja dhe gjatë natës do të ketë reshje të pakta shiu e dëborë në zonat malore. Temperaturat rriten lehtë në mëngjes por mbeten thuajse konstante gjatë mesditës duke ruajtur maksimumim 15 – 16°C.

E DIEL: Pjesa e parë e ditës mbetet me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore në Veri – Qendër.

Jugu mbetet kryesisht pa reshje deri pas mesditës kur reshje të pakta lokalizohen në zonat Jugore ndërsa pjesa tjetër e vendit kalon gradualisht në kushtet e motit të kthjellët.

Gjatë natës pritet mot kryesisht i kthjellët në të gjithë Shqipërinë. Temperaturat rënie të ndjeshme në mëngjes e mesditë duke luhatur ekstremumet termike të ditës nga -2 në 13°C.

E HENE dhe në vijim parashikohet mot i kthjellët por i ftohtë !!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat