Alarmi, "Mishi që vjen nga jashtë me probleme, gjalpi ka vaj palme"

Shqipëria

Alarmi, "Mishi që vjen nga jashtë me probleme, gjalpi ka vaj palme"

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 10:24
Ilustrim

Pedagogu Kristaq Bërxholli për “Fax News” ka folur për sigurinë ushqimore në vend dhe ka deklaruar se mishi që vjen nga jashtë është probleme.

Sipas Bërxhollës në gjalpin në tregëtohet në vend ka vaj palme. 

“Nuk mbushet tregu me mish pule. Tregu e mbushin e mish derri dhe viçi. Prodhimi vendas po merr nje goditje tjetër. Vijnë viçanga Bullgaria, Maqedonia. 

Personalisht na kanë dalë që këto mishra janë me shumë probleme. Shërbimi Veterinar nuk është në punë. Për sigurinë ushqimore nuk është vetëm AKU, AKU është vetëm një pjesë. Qeveria e ka të konceptuar gabim sigurinë ushqimore.

Mishi  është me ngjyrues pasi rri një kohë të gjatë në frigorifer. Raporti për mishin vendas i jep një goditje tregut.  Ne kemi Institutin për të bërë këto analiza.  Institucinet shtetërore janë bërë si pensione se aty janë punësuar njerëz që nuk kanë asnjë eksperiencë dhe s’ka kanë idenë kësaj punë.  Raportet kryesisht nuk janë të besueshme pasi drejtohen nga biznesmenë. Drejtorët e institucinet ndërrohen si mbreti gratë.

Vaji i palmës te gjalpi kjo është e vërtetë dhe ka dalë . Ne i konstatojmë  si probleme por nuk marrim masda për ta zgjidhur problemin.”, u shpreh Bërxholi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat