Ilir Meta: Risitë e teknologjisë lehtësojnë procedurat noteriale

Shqipëria

Ilir Meta: Risitë e teknologjisë lehtësojnë procedurat noteriale

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 10:54
Ilir Meta

Presidenti Meta mori pjesë në Kongresin e dytë të Noterëve të organizuar në ambientet e Katedrales Ortodokse.

Meta gjatë këtij kongresi ka thënë se problemet me noterinë do marrin fund njëherë e përgjithmonë, nuk do përmirësohet vetëm shërbimi për qytetarët por edhe lufta kundër korrupsionit.

Përveç kësaj Meta ka shpjeguar se dixhatalizimi do ndikoj në rritjen e nivelit të ekonomisë.

Fjala e plotë:

Dixhitalizimi lehtësojnë procedurat, tashmë do marrin fund problemet që na kanë shoqëruar për disa vite me radhë.

Roli i noterëve do të rritet në luftën kundër krimit të organizuar, do të rris bashkëpunimin midis institucioneve, duke mbyllur kapitullin e problemeve për koordinim.

Dixhitalizimi do ndikoj edhe në rritjen e ekonomisë, kjo do të vihet re sapo ky projekt të vihet në zbatim, prandaj inkurajoj të gjithë noterët të vazhdojnë deri në realizimin e plotësisht të çdo pike të dixhatilizimit.

Përveç pikave që përmenda më lartë do ndikoj edhe në monitorimin e noterëve në bazë të ligjeve por pa cenuar privatësinë e asnjë noteri.

Ky projekt nxit shkëmbimin e përvojave midis ekspertëve, ky model noteri sjell një model të shkëlqyer.

Kostot e zhvillimit të dixhitalizimit janë pozitive. Ndryshimet ligjore do të sjellin  ndryshime edhe në punën e noterit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat