Pamje të frikshme nga përmbytja në Laç

Shqipëria

Pamje të frikshme nga përmbytja në Laç

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 16:41
Pamje nga video

Pamjet tregojnë tmerrin që përjetuan sot qytetarët e Laçit. Uji vershoi frikshëm në qytetin verior. Janë përmbytur katet e para të banesave dhe bizneseve.

Rrugët e lagjeve nr. 1, nr. 2 dhe zona e stacionit të Trenit në Laç janë mbuluara nga uji. Drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët ende qarkullojnë me vështirësi në hyrje dhe në dalje të Laçit.

Ujërat që zbresin nga malet kanë bllokuar kanalet dhe prurjet e mëdha janë shkarkuar në të gjithë qytetin.Po kështu ka dalë nga shtrati përroi që kalon në qytet duke shkaktuar dëme të mëdha. Deri tani Emergjencat Civile nuk kanë bërë asnjë komunikim për situaten e renduar në qytetin e Laçit por edhe të Lezhës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat