Shpërthejnë ujërat e zeza në Sarandë, 'pushtojnë' bulevardin

Shqipëria

Shpërthejnë ujërat e zeza në Sarandë, 'pushtojnë' bulevardin

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 17:51
Ujerat ne Sarande

Sa herë bie shi, Saranda përballet me një problematikë tejet serioze, vërshimin e ujërave të zeza në bulevard dhe në det. 

Një situatë e tillë është krijuar edhe ditën e sotme, ku reshjet e dendura të shiut përfshinë për disa orë mbarë vendin.

Siç shihet nga videoja që ka siguruar Report Tv nga vendngjarja, situata është tepër shqetësuese nga vërshimi i frikshëm i ujërave të zeza në bulevard dhe në det.

Ky është një problem tejet shqetësues, pasi rrezikon jo pak jetën e qytetarëve, dhe përsëritet sa herë vendi ‘pushtohet’ nga reshjet e shiut. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat