Takimi i Bashës me krerët e PD-së në rrethe, ja çfarë u vendos

Shqipëria

Takimi i Bashës me krerët e PD-së në rrethe, ja çfarë u vendos

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 18:52
Lulzim Basha

Ka përfunduar pak minuta më parë takimi i kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryetarëve të PD-së në rrethe. Në këtë takim u vendos që ditën e hënë në orën 9.30, Partia Demokratikë të mbajë një protestë përpara Kuvendit të Shqipërisë, në shenjë kundërshtuese ndaj mënyrës se si po kryhet zgjedhja e Kryeprokurorit të Përkohshëm.

Në këtë takim Basha u kërkoi krerëve të PD-së në rrethe që të angazhohen masivisht me qëllim mbajtjen e një proteste sa më të shumtë në numër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat