Itali, arrestohen hajdutët shqiptarë

Shqipëria

Itali, arrestohen hajdutët shqiptarë

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 19:29
Gjerat te cilat kishin vjedhur hajdutet

Dëgjonte bisedat e klientëve të saj në parukeri, e më pas organizonte vjedhjet në shtëpitë e tyre.

Një bandë hajdutësh shqiptarë, ku rolin kryesor e kishte një grua që punonte si parukiere, u arrestua nga policia shtetërore italiane.

Bëhet fjalë për 4 shqiptarë, që vepronin në provincën e Modenas, por edhe në zona të tjera.

Nga fundi i vitit 2016 deri në fillim të vitit 2017, ata kishin kryer plot 41 vjedhje në apartamente të ndryshme.

Gruaja që punonte si parukiere në Correggio, në Reggio Emilia, pasi dëgjonte bisedat e klientëve udhëzonte 3 bashkëpunëtorët, ku bënte pjesë edhe ish-bashkëshorti, duke sinjalizuar periudhën kur shtëpitë ishin bosh, për shkak të angazhimeve apo largimit për pushime të pronarëve, raporton Top Channel.

Fokusi kryesor i vjedhjeve ishin stolitë, e për këtë arsye operacioni u pagëzua pikërisht kështu. Falë sendeve të çmuara, që sipas mediave italiane i kishte grabitur me profesionalitet të madh, e më pas i kishte dërguar në Shqipëri, grupi kriminal kishte grumbulluar qindra mijëra euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat