A u takua Shkëlzen Berisha me Saimir Tahirin? Vjen reagimi i parë

Shqipëria

A u takua Shkëlzen Berisha me Saimir Tahirin? Vjen reagimi i parë

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 21:15
Shkëlzen Berisha

Shkëlzen Berisha ka sqaruar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale për disa informacione që qarkullojnë në disa portale online për takimin e tij ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ai shkruan se këto janë shpifje lehtësisht të verifikueshme.

Duke mohuar që të ketë patur komunikim, Berisha nuk i ndal sërish akuzat ndaj ish ministrit të Brendshëm por edhe të afërmve të tij të cilët akuzohen për lidhje me grup të strukturuar narkotrafikantësh.

Postimi i plotë:

Duket se“burimet” e Habilajve kane pikuar disa portale qe aludojne per takime mes meje dhe kushuririt te tyre ish minister qe dyshohet dhe hetohet per trafik nderkombetar droge nga drejtesia shqiptare dhe italiane. Ndonese e panevojshme,ne respekt te opinionit sqaroj se, keto lajme te rreme jane kryekeput shpifje lehtesisht te verifkueshme si te tilla. Aresyet e tyre duhen gjetur te paniku qe ka mberthyer kusheririn e trafikanteve nga zbardhja e perditshme e bisedave ku njerezit e tij te afert flasin per miliona euro dhe diamante qe perfundojne ne xhepat e tij nga trafiku i droges.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat