Kryemadhi: Frika nga Tahiri e çon Ramën të uzurpojë kryeprokurorin

Shqipëria

Kryemadhi: Frika nga Tahiri e çon Ramën të uzurpojë kryeprokurorin

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 11:16
Monika Kryemadhi

Në kuadër të protestës që do të mbahet ditën e nesërme, Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi Komitetin Drejtues Kombëtar.

Në fjalën e saj kryetarja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi u shpreh se qeveria e Edi Ramës duhet të ishte rrëzuar që në kohën kur Manjani kërkoi ndërhyrjen e ushtrisë për kanabisin, por kryeministri e shkarkoi nga detyra.

“situata në të cilën ndodhemi ka treguar se mazhoranca e Edi Rama për muaj të tërë ka bllokuar reformën në Drejtësi, pasi gjendet përballë faktit të çështjes Tahiri si drejtues i trafikut të drogës dhe drejtorëve të tij që tashmë janë arratisur.

Frika nga Tahiri e çon Ramën të uzurpojë institucionet e drejtësisë.

Për LSI-në prokurori i Përgjithshëm nuk ka lidhje me emrat e propozuar, por me funksionimin e drejtë”, tha Kryemadhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat