Halimi: Kapja e Kryeprokurorit nga Rama, opozita duhet të marrë vendimet më të forta

Shqipëria

Halimi: Kapja e Kryeprokurorit nga Rama, opozita duhet të marrë vendimet më të forta

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 12:56
Eduart Halimi

Deputeti demokrat Eduart Halimi shprehet se realizimi i skenarit të kapjes së Prokurorit të Përgjithshëm nga Edi Rama e çon opozitën pa shumë zgjidhje e fantazi, në pikën ku duhet të marrë vendimet më të forta. Halimi shprehet se kush mendon se opozita do i thotë aferim Kryeministrit për kapjen e Kryeprokurorit e ka gabim.

“Vendi ndodhet në prag të një krize politike dhe kryeministri po e shtyn vendin pa asnjë hezitim drejt saj. Po e shtyn me arrogancë dhe harbutëri duke e lënë opozitën pa shumë zgjidhje. Nuk është i pari që po tregohet arrogant me pushtetin: fitova zgjedhjet i marr të gjithë pushtetet. Shembuj ka plot. Afër nesh dhe po aq më shume në vende larg nesh. Por fundi ka qenë i njëjtë.

Kush mendon se opozita do i thotë aferim kryeministrit për kapjen e Prokurorit të Përgjithshëm e ka menduar gabim...

Unë sot nuk e di se cfarë vendimi do të duhet të marrë opozita nëse ky skenar realizohet, por di të them se ky skenar e çon opozitën në cep, pa shumë zgjidhje, pa shumë fantazi, në pikën ku duhet të marrë vendimet më të forta...”, shkruan Halimi në rrjetet sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat