Shtatë mijë euro për të kaluar kufirin, pranga policit në Korçë

Shqipëria

Shtatë mijë euro për të kaluar kufirin, pranga policit në Korçë

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 14:39
Ilustrim

SHÇBA ka arrestuar një punonjës të Policisë Kufitare për korrupsion pasiv dhe dy shtetas për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. Kështu u finalizua operacioni “Green Border” ku Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka vënë në pranga një polic dhe gjithashtu dy vetë për dhënie ndihmë të paligjshëm të kufirit, shpërdorim detyre, korrupsion pasiv.

Kështu, SHÇBA në bashkëpunim të ngushtë edhe me Prokurorinë e Korçës goditën një rast të trafikimit të qenieve njerëzore, ku ndër të tjera ishte përfshirë edhe një polic. Ishin siguruar paraprakisht të dhëna se persona të caktuar bënin kalime të paligjshme të shtetasve të caktuar në kufirin e Maqedonisë dhe të Greqisë, që pasi shkonin këtej më tej kalonin drejt Francës për azil. Pas një hetimi të zhvilluar, duke u bazuar në prova, janë kapur tre shtetasit. Sot janë kapur në flagrancë shtetasit Artan Ceno 44 vjeç punonjës policie me detyrë kontrollor në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, Majlinda Seiti 52 vjeçe lindur dhe banuese në Korçë, si dhe Adriano Kocoli 52 vjeç lindur dhe banues në Korçë. Kundrejt pagesave që shkonin nga 6 mijë deri 7 mijë, grupi i arrestuar çonte njerëzit nga Shqipëria në drejtim të Maqedonisë, Greqisë dhe më tej edhe drejt shtetit francez për azil. Ky grup kriminal ka kaluar në raste të caktuara edhe fëmijë të mitur. Hetimi po vazhdon për të parë nëse ka persona të tjerë të implikuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat