Deklaratë e fortë e Manjanit: Të largohemi nga parlamenti, diktatura sulmohet në rrugë

Shqipëria

Deklaratë e fortë e Manjanit: Të largohemi nga parlamenti, diktatura sulmohet në rrugë

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 16:44
Ylli Manjani

Nga mbledhja e Këshillit Drejtues Kombëtar, ish- ministri i LSI-së, Ylli Manjani kërkoi largimin e kësaj force nga parlamenti.

Sipas tij diktatura sulmohet në rrugë dhe jo në parlament, duke lënë të hapur mundësinë e protestave përtej ditës së hënë.

Ai mbështeti kërkesën e Kryemadhit për të qenë nesër në protestë para parlamentit duke thënë madje se kjo protestë është e vonuar.

FJALA E MANJANIT

Unë jam për largim të menjëhershëm nga ky parlament dhe për një sjellje minimalisht të kushtëzuar dhe nuk mund të marrim kostot e moskryerjes së detyrave politike kushtetuese si opozitë.

Pra çfarë i takon opozitës për të bërë KLGJ, KLP duhet t’i bëjnë ato dhe ky është kushti. Dhe kushti i dytë, pra marrëdhënia e dytë pse ne duhet të jemi në parlament është për të kontribuar për një reformë zgjedhore. Kaq për asgjë tjetër.

Në këtë parlament që ne e kemi konstatuar që është i paligjshëm, është i pamoralshëm, është jashtë Kushtetutës dhe i bën të gjithë të zezat. Apo jo Titi më korrigjo.

Dje na the me shumë të drejtë që administrata e Parlamentit se njeh fare opozitën, as formalisht. Fare, me qarkullimin e letrave të brendshme, ftohen deputetët e PS në evenimente. Të tjerët nuk ekzistojnë as formalisht, as këtë nuk e njohin. Këta të tjerët janë hiç, zero.

Tani kjo më falni për fjalorin jo të këndshëm, por kjo quhet as më pak as më shumë, diktaturë në kushtet e pluralizmit asgjë tjetër. Dhe kjo diktaturë nuk sulmohet në parlament. Sulmohet në rrugë, unë nuk di zgjedhje tjetër .

Doja ta bëja këtë ndërhyrje sepse më konsideroni mua ekstremin s’ka problem nuk është kjo tema. Unë e di që nuk do merret vendim sot por duhet ta konsiderojmë znj. Kryetare, të nderuar të kryesisë së vogël dua ta konsiderojmë seriozisht këtë opsion.

Për të mos qenë më anëtar të këtij parlamenti që ka marrë fund që në krijimin e tij. Kjo nuk është çështje punësimi, apo ça të doni ju. Edhe te stopojmë së kërkuari ndjesë sepse s’ia kemi kujt borxh.

E kërkuam, ndjesë morëm edhe kostot që qeverisëm me ta, që i mbajtëm në pushtet. Nuk kemi ç’të kërkojmë më ndjesë. Tani është momenti për veprim politik. Dhe veprimi politik ngjit me ngjarje politike me sjellje politike. Nuk i bëjmë dot oponencë atij me gjithë mediat me vete që i dominon vet. Vjen atje për të bërë atë shoën, më falni për shprehjen bën nevojat personale. Ça i thoshte Saliut i bën vet sot. Ça kuptimi ka? Kuptimi i vërtet është sjellja politike. Nesër po në protestë patjetër. Nuk diskutohet. Jemi vonë madje, duhet ta kishim bërë pak më shpejt po hajde po themi që sa kishim dalë nga zgjedhjet edhe kjo është e vërtetë. Por çështja është që të na ngjisë fjala duhet veprimi politik. Këtë merak kisha, më falni që e përsërita por doja ta thosha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat