Shqiptarët vazhdojnë “eksodin”, por qindra të huaj duan azil në vendin tonë

Shqipëria

Shqiptarët vazhdojnë “eksodin”, por qindra të huaj duan azil në vendin tonë

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 18:26
ilustrim

Pavarësisht se qeveria dhe ndërkombëtarët po bëjnë të pamundurën për të ndaluar të ashtuquajturin “eksod”, vetëm gjatë muajit tetor ka pasur 2266 aplikime të reja nga shqiptarët për azil.

Në statistikat e publikuara nga zyra e re për azilkërkuesit  Shqipëria zë vendin e shtatë pas Afganistanit, Sirisë, Irakut, Nigerisë, Pakistanit dhe Eritresë.

Por me sa duket vetëm shkalla e pranimit të shqyrtimit të kërkesave për azil nga shqiptarët është  3 për qind .

Nga ana tjetër e medaljes rreth 3 mijë opozitarët muhaxhedinë të regjimit të Iranit dhe opozitarët turq të Rexhep Taip Erdogan kanë zgjedhur për azil Shqipërinë.

Por nuk janë të vetmit, pasi këtë vit 230 të huaj kanë kërkuar gjithashtu të kërkojnë azil në Shqipëri.

Pablo Zapata, shefi i UNCHR-së në Tiranë, shprehet se:

Këtë vit 230 të huaj kanë kërkuar azil politik në Shqipëri nga 840 persona që kanë hyrë ilegalisht kryesisht nga kufiri me Greqinë.

Shumica e kanë shfrytëzuar territorin shqiptar si mundësi për të kaluar në mënyrë të pa rregullt drejt vendeve të BE-së.

Me anëtarësimin në këtë organizatë, Shqipëria mund të kthehet në një vend më të preferuar për azilkërkuesit e huaj nga vendet afrikane apo të Lindjes së Mesme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat