Aleati i opozitës: Do të rezistojmë me të gjitha mjetet, nuk lejojmë kapjen e drejtësisë

Shqipëria

Aleati i opozitës: Do të rezistojmë me të gjitha mjetet, nuk lejojmë kapjen e drejtësisë

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 20:45
Dashamir Shehi

Pak pas mbledhjes së PD, ku u diskutua edhe me liderët politikë të partive më të vogla aleate, kreu i LZHK Dashamir Shehi dha një prononcim për mediat. Ai theksoi se qëllimi i protestës është ndalja e kapjes së institucioneve nga kjo qeveri. Ai tha se me zgjedhjen e kryeprokurorit të ri me anë të politikës është taktikë e kryeministrit për të mbyllur dosjet e nxehta.

“Qëllimi ynë është që të sensibilizojmë të gjithë shqiptarët se këtu kanë ndodhur të gjitha llojet e zullumeve. Këtu janë kapur të gjitha institucionet me radhë, por deri te Prokurori i Përgjithshëm nuk e kemi menduar se do të shkonte. Ky kryeprokuror që do të zgjidhet është zgjedhur edhe pa vetting. Ne do të rezistojmë me të gjitha mjetet demokratike. Kjo që po ndodh është shumë e rëndë dhe do ta zhvleftësojë reformën në drejtësi. Prandaj jemi nesër në shesh, për t’ju thënë shqiptarëve se këta tallen me drejtësinë”, u shpreh Shehi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat