‘Ora e fitores po afron’, paralajmërimi i Berishës për protestën e opozitës

Shqipëria

‘Ora e fitores po afron’, paralajmërimi i Berishës për protestën e opozitës

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 21:24
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pak orë para protestës që do të organizojë opozita ditën e nesërme para Kuvendit, për t’i thënë ‘jo’ zgjedhjes së kryeprokurorit të ri të përkohshëm.

Në një status të shkurtër në ‘Facebook’, ish-lideri i demokratëve shkruan se ora e fitores po afron. Ndërkohë, ai ka ftuar të gjithë qytetarët që të jenë pjesë e protestës së nesërme.

“Ora e protestses, ora e fitores po afron! Neser ne ora 09:30 te gjithe ne proteste para parlamentit! Sb”, thuhet në mesazhin e Berishës.

Ditën e djeshme dy partitë politike, PD dhe LSI vendosën që të mbanin një protestë ditën e hënë në orën 09:30, pasi kundërshtojnë zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të përkohshëm, që do të bëhet vetëm me votat e shumicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat