Kokëdhima refuzon protestën e opozitës: Nuk bëhem pjesë e ujdive mes PS e PD

Shqipëria

Kokëdhima refuzon protestën e opozitës: Nuk bëhem pjesë e ujdive mes PS e PD

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 21:32
Koço Kokëdhima

Partia ZGJIDHJA e drejtuar nga Koço Kokëdhima nuk do ti bashkohet protestës së opozitës ditës së nesërme.

Në një intervistë në studion e lajmeve të Ora Neës, Kokëdhima tha se drejtuesit e partive të vjetra janë bashkëfajtore për gjithçka ka ndodhur në vend.

Kokëdhima: Ne respektojmë çdo protestë paqësore dhe demokratike nga kushdo që vjen, por ZGJIDHJA nuk bashkohet me këtë protestë, sepse ne i konsiderojmë bashkëfajtore PD -PS, lidershipin e tyre dhe partitë e vjetra që kanë qeverisur në Shqipëri për shkatërrimin jo vetë të drejtësisë por të gjitha institucioneve të shtetit shqiptar. Prokurori i Përgjithshëm vendoset nga PS dhe Edi Rama, vendoset nga marrëveshja e të dyjave apo më shumë se kaq, përsëri nuk do jetë prokuror as i shtetit dhe as i popullit por do jetë siç ka qenë gjithë këto vite. Këto formacione politike  e kanë uzurpuar drejtësinë dhe e kanë vënë drejtësinë në shërbim të tyre dhe jo të qytetarëve. Ujditë dhe luftrat mes PD dhe PS apo mes partive të vjetra janë të natyrës mafioze, janë ujdi apo beteja që janë bërë në kurriz të popullit. Merren vesh ku ia do interesi dhe luftojnë përsëri kur ja do interesi. Ajo nuk është një luftë për drejtësinë, por është luftë për dominimin e drejtësisë. 

Edi Rama, ne nuk kemi asnjë surprizë për qasjen e tij në pushtet. Ai përpiqet të grumbullojë të gjitha pushtetet. Këta ka bërë edhe PD në të shkuarën, veçse Edi Rama e çoi më larg këtë kulturë dhe këtë sjellje politike të PD dhe partive të vjetra.

Propozimi i Kokëdhimës dhe ZGJIDHJES për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm ishte që të bëhej me short dhe partitë politike të mos ndërhyjnë në këtë proces. 

Kokëdhima:  Ne e kemi deklaruar qysh në fillim se PD dhe PS, Rama dhe Saliu, Rama dhe Basha duhet të heqin dorë nga përpjkeja për të kontrolluar drejtësinë dhe Prokurorin e Përgjithshëm, qoftë edhe i përkohshëm dhe i sugjeruam që ketë distancim  ta bëjmë në mënyrë të thjeshtë, të lejojnë Prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme që ata njerëzit më me përvojë të zgjidhen me short në postin e prokurorit të përkohshëm dhe ata të rrijnë larg këtij procesi. Kjo është edhe në frymën e kushtetutës dhe reformës në drejtësi.

Kokëdhima dhe se pa u bërë reformimi i sistemit politik në vend nuk do të ketë ndryshim. Ai tha se duhet ripërtëria elita politike dhe kjo bëhet vetëm nëpërmjet reformës zgjedhore. 

Kokëdhima: Po qe se nuk vendosen në Shqipëri zgjedhjet e lira dhe të ndershme do vazhdojë ky rivaliteti i bandave politike, sepse këto partitë janë të kapura nga kjo mafie dhe sillen në pushtet njësoj si bandat që luftojnë për territorit dhe për të bërë sa më shumë plaçkë. Kështu që vetëm reformimi i zgjedhjeve do ti hapi rrugë përtëritjes së elitës politike dhe reformimi i sistemit politik do ti hapë rrugë vendosjes së lirive ekonomike dhe politike në Shqipëri dhe do të bëjë më pas të mundur edhe reformën në drejtësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat