Kryemadhi ngre në këmbë rininë: Nesër shkoj në parlament si një nënë e thjeshtë për...

Shqipëria

Kryemadhi ngre në këmbë rininë: Nesër shkoj në parlament si një nënë e thjeshtë për...

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 22:36
Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi i është drejtuar të rinjve të forumit rinor të LSI-së duke deklaruar se ditën e nesërme LSI dhe ajo vetë shkojnë nesër në protestë për të mbrojtur Kushtetutën e vendit, ligjin themeltar që nuk i jep bukën e përditshme shqiptarëve, por i garanton atyre të drejtat dhe lirinë.

Përballë të rinjve, Monika Kryemadhi ka zgjedhur të flasë si nëna e 3 fëmijëve, duke i treguar LRI-stëve se edhe ajo rri gjithë natën zgjuar në pritje që fëmijët e tyre të vijnë në shtëpi pas daljeve të tyre në fundjavë. Dhe si një nënë e tre fëmijëve, ajo do të shkojë nesër në parlament për të protestuar për të drejtat e të gjithë shqiptarëve.

"Dua tju them dy fjalë, jo si Monika por si nëna e tre fëmijëve. Të gjithë ju që jeni këtu, keni nga një nënë në shtëpi, e cila sakrifikon, e cila punon edhe për ty që s’pushon (hilaritete në sallë)...unë kam 3 fëmijë, i kam adoleshent, dhe si të jgithë të rinjtë shqiptarë, të premteve e të shtunave dalin. Unë nuk flej gjumë githë natën derisa ata të kthehen në shtëpi, sepse nuk e di se ku janë e çfarë po bëjnë. Ky është meraku i një nëne për fëmijët e saj.

Unë sot kam thënë diçka, nesër nuk do ta lejojmë në asnjë moment atë parlament, i cili është mbushur me vota të mblera nga krimi i organizuar dhetrafiku i drogës, nuk do ta lejoj në asnjë moment bashkë me shokët e sghoqet e mia të grupit parlamentar, që ai parlament të shkeli kushtetutën e Shqipërisë. Jo se Kushtetuta është buka e përditshme që hanë shqioptarët, ajo nuk e zhduk varfërinë, nuk ndërton rrugë, por kushtetuta e Shqipërisë garanton demokracinë, barazinë, zhvillimit e një vendi, prandaj është e shenjtë për ne.

Dhe nesër ky veprim, të cilin unë nuk do ta bëj as si kryetare e LSI, por si një nënë shqiptare që lufton për fëmijët e saj, si një nënë e juaja e cila lufton dhe raskapitet për ju."-tha Kryemadhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat