Theu masën e sigurisë dhe u vra, ekzekutori ndodhej në makinë me shkodranin

Shqipëria

Theu masën e sigurisë dhe u vra, ekzekutori ndodhej në makinë me shkodranin

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 23:53
Anxhelin Shkambi

Një ekzekutim mafioz ndodhi në periferi të Shkodrës. Viktima është një 32 vjeçar që sapo kishte dale nga burgu me kusht, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Me tre plumba në kokë u ekzekutua brenda në makinën e tij një i ri nga Shkodra.

Anxhelin Shkambi ishte në lëvizje me mjetin tip Benz pranë zonës së varrezave të Stom Golemit, në periferi të Shkodrës.

Nuk dihen ende rrethanat, por autori e ka qëlluar me pistoletë nga një distancë e afërt.

Viktima është një person me precedent penal i akuzuar për trafik lëndësh narkotike dhe vetëm kohë më parë kishte dale nga burgu me kusht.
Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja pistole. Dy gëzhoja u gjetën brenda në krahun e pasagjerit, kurse një gëzhojë jashtë makinës.

Kjo ka ngritur dyshimet që autori mund të ketë qenë brenda me viktimën në makinë.
Një dëshmitar i tha policisë se ka parë një burrë duke vrapuar nëpër rrugica. Vetë Shkambi kishte vetëm minuta që ishte nisur nga banesa e tij në Grudë në drejtim të Shkodrës.
Sipas policisë janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Në mbështetje të forcave të rendit dhe të krimeve janë vënë dhe ato speciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat