Shqipëria dhe Kina, ndihmë reciproke në fushën e doganave

Shqipëria

Shqipëria dhe Kina, ndihmë reciproke në fushën e doganave

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 07:00
Etjen Xhafaj

Shqipëria dhe Republika Popullore e Kinës kanë nënshkruar në 27 nëntor të këtij viti një marrëveshje të ndërsjellë për bashkëpunimi mes administratave doganore, e cila ofron ndihmën reciproke në fushën e doganave dhe zbatimin e legjislacionit doganor respektiv.

Zv/Ministri Për Evropën dhe Punët e Jashtme, Etjen Xhafaj , i cili nënshkroi këtë marrëveshje në Budapest thekson në një intervistë për ATSH-në se, marrëveshja mes Administratës Doganore të Republikës së Shqipërisë dhe Administratës Doganore të Republikës Popullore të Kinës mbi Bashkëpunimin Doganor dhe Ndihmën e Ndërsjellë, është iniciuar nga pala jonë në vitin 2009 .

Xhafaj shton se kjo marrëveshje përfshin edhe parandalimin, hetimin dhe luftën kundër shkelësve të legjislacionit doganor dhe dënimin e tyre. Shkëmbimin e informacioneve dhe dokumentacioneve përkatëse lidhur me detyrimet doganore, taksat e import/eksportit, tarifave dhe detyrimeve të veçanta që lidhen me përcaktimin e vlerës së mallit për qëllime doganore dhe klasifikim tarifor.

Gjithashtu falë kësaj marrëveshjeje mundësohen shkëmbime informacioni për zbatimin e rregullave të origjinës dhe informacione të tjera që lidhen me shkeljet doganore, mjetet, metodat , mënyrat, burimet, rrugët, mallrat dhe personat që kryejnë këto shkelje. Si edhe shkëmbimi i përvojave, ekspertëve dhe njohurive mes dy administrative.

Zv/Ministri Xhafaj shprehet se në kuadër të politikave qeveritare kjo marrëveshje është një hallkë më shumë që do të ndihmoje në institucionalizimin e marrëdhënieve dypalëshe, bashkërendimin dhe koordinimin e veprimeve në luftën kundër evazionit fiskal, parandalimin dhe luftën kundër shkeljeve në fushën doganore dhe nxitjen e import/eksportit mes dy vendeve dhe lehtësimin e lëvizjes së ligjshme të mallrave.

Image

Nisma 16+1, platformë shumë e rëndësishme komunikimi bashkëpunimi ndër-rajonale

Duke folur për Nismën 16+1, Kinë – vende të Evropës Qendrore dhe Lindore Xhafaj theksoi se, “kuadri i saj është një platformë shumë e rëndësishme komunikimi bashkëpunimi ndër-rajonale, si dhe mirëkuptimi kulturor mes lindjes dhe perëndimit, por edhe një platformë e cila koordinuar dhe me axhendën e integrimit evropian, standardet dhe kuadrin ligjor të BE-së”.

“16+1 i shërben jo vetëm marrëdhënieve dypalëshe të Kinës me secilin vend të EQL, por edhe të Kinës me BE. Ajo synon të forcojë më tej marrëdhëniet mes vendeve, shërbejë bashkëpunimit ekonomik, shtojë mundësitë për të aplikuar dhe tërhequr investimet kineze në sektorë si infrastruktura rrugore, detare dhe hekurudhore, turistike, zonat ekonomike, projekte të tjera në fushën e bujqësisë, energjisë, IT, arsimit, kulturës, etj”, tha zv/Ministri Xhafaja.

Sipas tij, “lidhjet dhe marrdhëniet mes 16+1 po bëhen gjithnjë e më të qëndrueshme, ndërkohë që ka një interes në rritje për rezultate dhe arritje të prekshme dhe konkrete, kjo falë edhe bashkëpunimit mes liderëve të vendeve të 16+1, Ministrave të linjës, Kordinatorëve Kombëtar, ekspretëve dhe ekipeve që punojnë për këtë iniciativë të përbashkët”.

“Nisma duket se ka hyrë në një fazë të re dhe kjo po reflektohet në natyrën dhe dinamizmin e saj. Mekanizmat e ngritur tashmë po ndërmarrin aksione me veprime dhe rezultate të prekshme, praktike dhe operacionale. Por nga ana tjetër duhet të shikohet mundësia për të zgjeruar më shumë kanalet e financimit dhe ngritur mekanizma të përshtatshëm dhe të pranueshëm për të konkretizuar dhe nxitur kompanitë kineze për investim në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë si në infrastrukturë, transport, parqe ekonomike, IT, mjedis, bujqësi, turizëm, etj”, deklaroi Xhafaj.

Po ashtu, theksoi ai, “ndërmarrja e aksioneve konkrete që nxisin procesin drejt liberalizimit dhe lehtësimit të tregtisë dhe investimeve dhe zgjerimi i bashkëpunimin praktik në fusha të ndryshme do të ndikojnë në zhvillimin e mëtejshëm të vendeve pjesëmarrëse në këtë format, si dhe kontribuojnë në rimëkëmbjen ekonomike botërore”.

Shqipëria pjesëmarrëse në takimin e VI të Liderëve të Kinës-Vendeve të EQL dhe forumit të V Ekonomik

Në takimin e VI të Liderëve të Kinës-Vendeve të EQL dhe forumit të V Ekonomik, në 27 nëntor , në Budapest, Hungari, delegacioni shqiptar u kryesua nga zv.Kryeministrja Senida Mesi. Në përbërje të tij ishin ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri dhe zv.ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Etjen Xhafaj. Me përjashtim edhe të Rumanisë, të gjitha delegacionet e tjera u përfaqësuan në nivel kryeministri.

Punimet e Samitit u ndanë në forumin ekonomik dhe në sesionin plenar. Koordinatorët kombëtarë u mblodhën në një takim paralel me forumin ekonomik, gjatë të cilit arritën konsensus për dokumentin e Samitit “The Budapest Guidelines for Cooperation between China and Central and Eastern European Countries”.

16 vendet evropiane të nismës e shohin bashkëpunimin me Kinën si mundësi zhvillimi dhe faktor përcaktues për lidhjet Kinë-Evropë. Azia Lindore duhet të marrë pjesë në rritjen e Evropës me financime dhe teknologji. Kina ka burime dhe kapacitete me të cilat vendet e EQL mund të zbatojnë projekte, për të cilat Evropa (BE) nuk i ka burimet.

Mes Kinës dhe 16 vendeve të EQL u nënshkruan 16 protokolle për karantinën, dhe u kërkua lehtësimi procedurave për vizat dhe lejet e punës për qytetarët kinezë.

Drejtimet e bashkëpunimit ne vijim u evidentuan, zgjerimi bashkëpunimit tregtar, rritja ndërlidhshmërisë me qëllim lehtësimin e procedurave të tregtisë dhe atyre doganore, e-Banking për mbështetje financiare si dhe gjallërimin e shkëmbimeve people to people, (Kina ka si objektiv që në 2020 të dërgojë 2 milionë turistë në vendet e EQL.

Sesioni i radhës do të zhvillohet në Sofje, Bullgari në 2018-ën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat