Ruçi mbledh sot Kuvendin për zgjedhjen e Prokurorit të përkohshëm, pika 5 e rendit të ditës

Shqipëria

Ruçi mbledh sot Kuvendin për zgjedhjen e Prokurorit të përkohshëm, pika 5 e rendit të ditës

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 08:15
Kuvendi i Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka njoftuar sot deputetët për një seancë plenare në të cilën do të miratohet zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Përkundër këtij vendimi, opozita e bashkuar ka vendosur të protestojë.

Në urdhrin e tij, Ruçi e ka futur projektvendimin për kryeprokurorin në pikën 5 të rendit të ditës. 

Tre kandidtura janë në sjellë në Kuvend, përzgjedhur nga një garë seleksinuese ku u paraqitën 7 kandidatë. Procesi u nis dhe u përfundua vetëm nga Partia Socialiste pasi PD, LSI e  parti të tjera opozitare e konsideruan atë si antikushtetues dhe e bojkotuan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat