Kryeministri Rama takim me shefen e diplomacisë së BE-së, Mogherini

Shqipëria

Kryeministri Rama takim me shefen e diplomacisë së BE-së, Mogherini

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 07:15
Federica Mogherini dhe Edi Rama

Përfaqësuesja e lartë e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka patur një darkë punë me kryeministrat e Ballkanit Përendiomor  si dhe ka zhvilluar nje takim bilateral me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Zëdhënësja për Politikat e Jashtme dhe Politikën e BE-së, Maja Kocijan?i?, ka postuar foton e kryeministrit Edi Rama me Përfaqësuesen e lartë të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Në takimin informal me kryeministrat e Ballkanit Perendimor, shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, ka bërë foto me ta, ku spikat edhe kryeministri Rama, i cili ka qenë i fundit në takim me shefen e BE-së Mogherini, por që ka zgjatur më gjatë.

Federica Mogherini i ka nisur takimet me kryeministrin e Kosovës, ate të Serbisë, Maqedonisë, Malit te Zi, te Bosnje-Hecegovinës dhe e ka mbyllur me kryeministrin Edi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat