Ambasada e SHBA: Iku kryeprokurori, politikanët kanë frikë

Shqipëria

Ambasada e SHBA: Iku kryeprokurori, politikanët kanë frikë

Nga: ATSH Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 07:30
Ambasada e Shteteve të Bashkuara

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka dënuar me forcë dhunën që ndodhi në protestën e sotme në Tiranë të organizuar nga opozita.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp  Ambasada Amerikane thekson se, “ne mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike, hedhja e granatave tymuese në Parlament dhe dhuna nuk janë të pranueshme. Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të nxisin qetësi”.

“Populli shqiptar nuk duhet të habitet që politikanët e tyre po luftojnë njëri-tjetrin. Kjo do të thotë se reforma në drejtësi më në fund po zbatohet. Komisionet e Vetingut do të kenë së shpejti rezultatet e tyre të para. Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur”.

Së shpejti, thekson ambasada e SHBA, “do të shohim krijimin e SPAK-ut dhe BKH-së, të cilat do hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë. Qytetarët shqiptarë presin me padurim për drejtësi. Dhe politikanët kanë frikë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat