Llalla dorëzon detyrën, mbërrin në Prokurori Arta Marku

Shqipëria

Llalla dorëzon detyrën, mbërrin në Prokurori Arta Marku

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 10:23
Arta Marku

Ditën e sotme, Adriatik Llalla do të dorëzojë detyrën tek Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku, e cila u zgjodh ditën e djeshme nga parlamenti i Shqipërisë me 69 vota.

Llalla ka mbërritur në zyrën e tij rreth orës 09:30, ndërsa pak më vonë është parë të futen në Prokurorinë e Përgjithshme edhe pasuesja e tij, Arta Marku.

Llalla kishte në këtë detyrë në vitin 2012, me një mandat 5 vjeçar, ndërsa Marku do të qëndrojë në detyrë deri kur KLP të zgjedhë Kryeprokurorin e ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat