Bora zbardh Dajtin, vështirësi në qarkullim

Shqipëria

Bora zbardh Dajtin, vështirësi në qarkullim

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 23:36
Dajti

Reshjet e debores pergjate nates kanë shkaktuar bllokimin e disa akseve rrugore në Tiranë. Policia bën të ditur se segmenti Qafë-Kashar Rinas, është bllokuar në të dy senset e lëvizjes si pasojë e ngricave në rrugë, të cilat përbëjnë burim aksidenti.  Për këtë lëvizja është devijuar në rrugën e vjetër Vorë-Rinas. Po ashtu edhe rruga e Farkes ka prezence akulli.

Kujdes duhet treguar edhe ne rrugen e Dajtit. Për situatën e krijuar Policia Rrugore ka shtuar sherbimet ne rruge per te ndihmuar dhe orientuar qarkullimin deri sa te normalizohet situata. Probleme janë vërejtur dhe në rrethe të tjera ku ka vështirësi në qarkullim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat