Sulmohet me thikë shqiptari në Itali, në luftë me vdekjen

Shqipëria

Sulmohet me thikë shqiptari në Itali, në luftë me vdekjen

Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 08:17
Ilustrim

Një shqiptar ka mbetur i plagosur ditën e djeshme në Itali.

Mediat e vendit fqinj bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në komunën Diano Marina, ku i plagosur ka mbetur shqiptari me iniciale B.A.

22-vjeçari është goditur nga persona ende të paidentifikuar nga policia, ndërsa ai ka marrë një plagë në bark dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie dhe ambulance, duke I dhënë atij ndihmën e parë.

Por, nga plaga e marrë, duke mos ditur sesa e thellë ishte ajo, si dhe nga humbja e madhe e gjakut, mjekët vendosën për ta transportuar në spitalin e Kryqit të Kuq, të kësaj zone.

Pasi mori një mjekim më të specializuar në këtë spital, ai është dërguar më pas në Santa Corona të Pietra Ligure.

Policia ka nisur hetimet për motivet e ngjarjes, ndërsa deri tani nuk ka ndonjë pistë hetimi mbi motivet e sulmit që iu bë të riut nga Shqipëria. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat