Pas Donald Lu, Basha edhe disa takime të rëndësishme

Shqipëria

Pas Donald Lu, Basha edhe disa takime të rëndësishme

Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 17:27
Lulzim Basha

Kreu demokrat Lulzim Basha duket se është angazhuar në një seri takimesh me ambasadorët e akredituar në Tiranë në lidhje me zhvillimet e fundit politike.

Gjatë mesditës, Basha ka takuar ambasadorin e SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, ndërsa në orët e pasdites ai po zhvillon takime me ambasadorët e Gjermanisë, Francës, Greqisë dhe Italisë.

Takimet zhvillohen dy ditë pasi Kuvendi zgjodhi përmes një proçedure të kontestuar fort nga opozita Kryeprokuroren e përkohshme, ndërkohë që PD dhe LSI protestonin në sallën e Kuvendit, ndërsa mbështetës të saj, tubonin në mjesidet e jashtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat