Vrasja e efektivit të RENEA- në Lazarat, marrin kthesë hetimet

Shqipëria

Vrasja e efektivit të RENEA- në Lazarat, marrin kthesë hetimet

Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 17:48
Procesi gjyqësor ndaj 11 të akuzuarve për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha

Procesi gjyqësor ndaj 11 të akuzuarve për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, në qershor 2015 në Lazart, ka mbërritur në fazën e pyetjes së të pandehurve.

Në seancën e së mërkurës gjykata mori dëshminë e Nelson Kazmës, bashkëpunëtor i drejtësisë në këtë gjykim. Kazma mohoi dëshminë e dhënë gjatë hetimit, duke pretenduar se ishte dhunuar nga policia e Gjirokastrës pas arrestimit.

Ai pretendoi se është kërcënuar edhe në ambientet e Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe se ka firmosur deklarime pa lexuar më parë përmbajtjen e tyre. Dëshmia e të pandehurit është kundështuar nga prokurorët.

Ata lexuan para gjykatës deklarimet e të riut në prokurori, akte që u administruan si provë nga trupi gjykues. Gjykimi ndaj 11 të pandehurve të dosjes “Lazarati 2” nisi nga zero pas shfuqizimit të vendimit për gjykim të shkurtuar në qershor të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat