Kallëzohet penalisht edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha

Shqipëria

Kallëzohet penalisht edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha

Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 19:34
Lulzim Basha

Gjatë ditës së sotme opozita bëri publik lajmin e kallëzimit penal ndaj kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Por gjatë mbrëmjes së sotme vjen edhe një “kundër përgjigje” ndaj Lulzim Bashës.

Është kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, i cili shkruan se do e çojë në gjyq për shpifje.

“Kam vendosur ta çoj në gjyq Lulëzim Bashën, si një shpifës profesionist që e ka kaluar cakun e tolerancës time. Ky njeri që gënjen sy për sy kë t’i dalë përpara, një i paaftë që si kryetar bashkie la kokrrën e namit me paaftësinë e me gënjeshtrat e tij dhe si kryetar i opozitës e ka bërë qesharake Partinë Demokratike, duhet të përgjigjet përpara drejtësisë për shumë gjëra.

Por nëse për ato të rëndat fare me dëme ekonomike kolosale, do t’i japë patjetër përgjigjet e veta përballë institucioneve të reja të reformës në drejtësi që ai po bën çmos ta bllokoje, me mua do të përballet e do të përgjigjet përpara gjykatës për shpifjet e tij prej mashtruesi profesionist.

Kam marrë vesh që ky karafil nuk shkon në gjyqet ku e çojnë njerëzit që i akuzon me shpifjet e tij ordinere! Por vjen s’vjen në gjyq të përballet me modelin e shpifur politik që ai mishëron, unë e kam ndarë mendjen që të mos i ndahem derisa të gjithë baltën e tij ta gëlltisë mbrapsht në sytë e gjithë popullit.”, shkruan Dako.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat