Përplasja me makinën e policisë, Prokuroria e Elbasanit kthen për rishqyrtim çështjen

Shqipëria

Përplasja me makinën e policisë, Prokuroria e Elbasanit kthen për rishqyrtim çështjen

Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 19:36
Enea Bekteshi

Ngjarja e muajit tetor në Elbasan, ku disa persona përplasën me makinë patrullën e policisë, duket se është kthyer sërish për rigjykim.

Sipas burimeve të “Panorama”, nga Prokuroria e Elbasanit konfirmohet se dosja është marrë për rishqyrtim nga kjo e fundit.

Prokuroria e Elbasanit ka ridërguar për hetim pranë Prokurorisë për Krime të Renda aktet për vijimin e hetimeve për Enea Bekteshin dhe Kelmend Xhaferrin, bëjnë të ditur burimet pranë organit të akuzës.

Këta persona dyshohet se janë përgjegjës për përplasjen me efektivet e policisë. Prokuroria e Elbasanit e ka rikthyer dosjen te prokuroria për Krime të Rënda, për shkak se moskompetenca e shpallur nga ajo prokurori nuk është konfirmuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, në bazë të ndryshimeve të reja të Kodit të Procedurës Penale.

Ndërkohë, për personat e tjerë, të përfshire në mënyre indirekte në këtë ngjarje, hetimi po vijon nga Prokuroria e Elbasanit. Për këta personat e tjerë, me kërkesë të Prokurorisë Elbasan, gjykata e Elbasanit konfirmoi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat