Shqipëri, 66% e shkëmbimeve tregtare me vendet e BE-së

Shqipëria

Shqipëri, 66% e shkëmbimeve tregtare me vendet e BE-së

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 13:50
Ilustrim

Shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Evropian zënë 66,0 % të gjithë tregtisë në Shqipëri.

Sipas raportit të tregtisë së jashtme, publikuar nga INSTAT, në nëntor 2017, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 78,3 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 60,3 % të importeve gjithsej.

Referuar të dhënave, në njëmbëdhjetë muajt e parë eksportet e mallrave arritën vlerën 251 miliardë lekë, duke u rritur me 13,2 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 565 miliardë lekë, duke u rritur me 8 %, krahasuar me një vit më parë.

Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (37,1 %), Kina (7,1 %), Gjermania (6,5 %) dhe Turqia (6,2 %).

Shkëmbimet tregtare, për njëmbëdhjetë mujorin 2017, me vendet e BE zënë 66,3 % të gjithë tregtisë. Në periudhën janar – nëntor 2017, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 77,0 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 61,6 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (36,3 %), Greqia (6,9 %), Gjermania (6,9 %) dhe Kina (6,4 %).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat