Kundër SHBA-së në OKB, Meta reagon ashpër kundër Ramës: Nuk u konsultove, vota nuk pasqyron qëndrim shtetëror

Shqipëria

Kundër SHBA-së në OKB, Meta reagon ashpër kundër Ramës: Nuk u konsultove, vota nuk pasqyron qëndrim shtetëror

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 11:26
Edi Rama dhe Ilir Meta

Shqipëria votoi dje kundër propozimit për të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të njohur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit.

Pas votës kundër, në Tiranë shpërthyen kritikat kryesisht nga opozita, për votën kundër SHBA-së. 

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, zoti Tedi Blushi i pyetur mbi votën e djeshme të Shqipërisë kundër SHBA-së pohoi se:

Presidenti i Republikës nuk është konsultuar dhe informuar paraprakisht lidhur me qëndrimin që do të mbahej ndaj kësaj çështjeje të rëndësishme, jo vetëm për politikën e jashtme të Shqipërisë, por për mbarë kombin shqiptar. Presidenti vlerëson se ky qëndrim dhe kjo votë kundër, tërësisht e panevojshme, nuk pasqyron një qëndrim shtetëror dhe aq më tepër një qëndrim e konsensus mbarëkombëtar.

Presidenti thekson se nuk duhet të harrojmë se SHBA mbetet aleati dhe partneri me i rëndësishëm strategjik, ndaj qëndrime e vendime të tilla që duhet të jenë të mirë koordinuara. Populli dhe kombi shqiptar nuk e harrojnë kurrë dhe i janë mirënjohës vendimeve historike të SHBA-së lidhur me ekzistencën jetike të kombit dhe të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë dhe të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat