Vdekja e Florencit, Rama “bombardohet” nga qytetarët: O kafshë, po sikur ai që vranë të ishte…

Shqipëria

Vdekja e Florencit, Rama “bombardohet” nga qytetarët: O kafshë, po sikur ai që vranë të ishte…

Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 12:09
Florenc Beqiri dhe Edi Rama

Pas vdekjes së 23-vjeçarit Florenc Beqiri në spitalin e Francës, reagime të shumta janë bërë nga qytetarë të ndryshëm. 23-vjeçari ishte dhunuar në një nga burgjet e Marsejës dhe prej disa ditësh ndodhej në koma në spital.

Ndërkohë që policia franceze dhe ministria e Jashtme shqiptare ka deklaruar se Florenci ka tentuar vetëvrasjen, miq e të afërm të tij deklarojnë se mbi të riun është ushtruar dhunë barbare nga policët në burg.

Por qytetarët e revoltuar kanë shpërthyer në kritika ndaj kryeministrit Rama duke e pyetur përse nuk reagoi dhe nuk bëri diçka mbi jetën e të vërtetën e Florencit.
Ndjekës të Ramës në rrjetet sociale i kërkojnë llogari Kryeministrit për ngjarjen e ndodhur dhe heshtjen e institucioneve të shtetit, përfshi edhe vetë atë.
“Ore je në terezi ti apo jo, o kafshë, o njeri o pashpirt. Po si ka mundësi të jesh deri në këtë derengje, po je kryeministër ti apo jo?! Mbron interesat e të gjithë qytetarëve kudo që të jenë apo jo, o njeri katil. Pa mendo njëherë atë Gregorin tënd ta rrahin për vdekje ca polic maroken, çfarë do të bëje o mizerje”, shkruan një komentues në facebook e Ramës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat