Nuk ka pushim për Bashën, zbulohet plani i kreut të PD për ditët e fundvitit

Shqipëria

Nuk ka pushim për Bashën, zbulohet plani i kreut të PD për ditët e fundvitit

Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 15:25
Lulzim Basha

Ditët e fundvitit nuk do të jenë pushim për Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Burime nga partia më e madhe e opozitës bënë të ditur për ‘BalkanWeb’ se fillimi i javës së ardhshme do të shënojë nisjen e një turi takimesh të Lulzim Bashës në disa bashki të vendit.

Ky tur takimesh është konceptuar si bashkëbisedim me qytetarët për krizën ekonomike, politike dhe kushtetuese ku ndodhet Shqipëria.

Burime në Partinë Demokratike konfirmuan se takimet me qytetaret do të jenë edhe në funksion të protestave të paralajmëruara nga opozita. Nuk dihet, nëse pas Vitit të Ri, Partia Demokratike do të hyjë apo jo në Parlament.

Lulzim Basha konfirmoi dy ditë më parë se po shqyrtohen tre opsione të marrëdhënies së opozitës me parlamentin, me avatazhet dhe disavantazhet e tyre. Opsioni i parë është për një marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin. Opsioni i dytë është për bojkot pa afat Opsioni i tretë është ai i invalidimit të mandateve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat