4 muaj pas vrasjes nga burri, ja çfarë ndodh me gjyqtaren Hafizi

Shqipëria

4 muaj pas vrasjes nga burri, ja çfarë ndodh me gjyqtaren Hafizi

Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 18:16
Fildeze Hafizi

Opinioni publik shqiptar u trondit nga vrasja e gjyqtares Fildeze Hafizi, nga ish-bashkëshorti.

Në 31 gusht të këtij viti, gjyqtarja 39-vjeçare u vra nga ish-bashkëshorti Fadil Kasemi, pas një dhune të gjatë e të përsëritur në familje, duke lënë pas dy fëmijë të mitur.

Por rreth katër muaj nga ngjarja, gjyqtarja Fildeze Hafizi vijon të “shfaqet” në gjykatën e Shkodrës.

Jo fizikisht, por emri i saj pa ndërprerje del në ekranin që lajmëron seancat gjyqësore, datat, orën dhe çështjen që asaj i ishte besuar.

Veç kësaj administrata e kësaj gjykate ende nuk e ka zëvendësuar, duke bërë që çështjet që kishte në dorë Fildes Hafizi të mbeten pezull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat