Vëllai vrasës në arrati, policia arreston 25-vjeçarin me armë dhe drogë

Shqipëria

Vëllai vrasës në arrati, policia arreston 25-vjeçarin me armë dhe drogë

Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 18:22
Gjerat e gjetura ne Shkoder

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga vëllain e autorit të vrasjes së ndodhur më 17 dhjetor ku humbi jetën Angjelin Shkami, i vrarë me armë në makinën e tij.

Policia e cila është ende duke kërkuar autorin e dyshuar, tashmë të identifikuar A.Koçeku, këtë të shtunë vuri në pranga vëllain e autorit, pasi ju gjetën drogë dhe armë në banesë.

Klaudio Koçeku, 25 vjeç , u arrestua [asi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Grude e Re, Shkodër, u gjetën dhe sekuetruan në cilësinë e provës materiale 11 thasë, dhe  2 bidona, me peshë 141 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës u gjeten:

4 (katër) automatik model 56,

1 (një) Çifte,

1 (një) pushkë snajper me dy fishekë,

6 (gjashtë) krëhëra me fishekë model 56,

1 (një) shkop gome

2 (dy) palë pranga policie,

1 (një) silinciator,

1 (një) thikë  dhe 60 fisheke çifte 12 mm,

1 (një) peshore,

10 (dhjetë) fishekë model 54, ku sipas informacioneve policore dyshohen të jenë përdorur për ngjarje kriminale të tjera të cilat do ti nënshtrohen ekzaminimit balistik.

Ai do të hetohet nga prokuroria e Shkodrës për veprat penale  “Prodhimi dhe shitja e narkotike?ve” “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i arme?ve, arme?ve shpe?rthyese dhe i municionit” “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e arme?ve te? ftohta” e “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e arme?ve te? gjuetise? dhe sportive”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat