Djali vret babain me çekiç: Detajet dhe pista e mundshme e krimit

Shqipëria

Djali vret babain me çekiç: Detajet dhe pista e mundshme e krimit

Më: 24 dhjetor 2017 Në ora: 14:36
Në pranga është vënë Selman Alija, 28 vjeç, banues në Shkozë. Krimi thuhet se ka dy ditë që ka ndodhur.

Detaje të reja dalin nga krimi horror në Tiranë, ku djali masakroi me çekiç të atin dhe më pas, trupin ia hodhi në liqen.

Në pranga është vënë Selman Alija, 28 vjeç, banues në Shkozë. Krimi thuhet se ka dy ditë që ka ndodhur.

Familja Aliaj kishte zbritur nga Kukësi vite më parë dhe ishin vendosur në zonën e Shkozës, aty ku kishin ndërtuar me mund një banesë përdhese, ndërsa jetonin në kushte të vështira ekonomike.

“BalkanWeb” mëson se i vetmi konflikt që ka pasur viktima me fëmijët e tij, ka qenë divorci me bashkëshorten pak vite më parë.

Një pjesë e fëmijëve nuk e kanë pritur mirë dhe janë larguar në emigrim, ndërsa Selmani i papunë ka qëndruar në banesën përdhese më të atin. Fqinjët hedhin dyshime se ndoshta ky konflikt mund të jetë ndezur sërish mes babait e të birit, ç’ka ka sjellë edhe fundin tragjik.

Gjendjen e vështirë ekonomike ku jetonin e konfirmon edhe fakti që prej kohësh kishin nxjerrë në shitje banesën e tyre.

I moshuari njihej në zonë si një njeri punëtor, e prej kohësh punonte me triçikël. Mjeti me ngjyrë blu ndodhet përpara banesës. Fqinjët thonë se edhe i biri, ndonëse i papunë, nuk shquhej si njeri problematik.

Sakaq familjarët kanë hapur dyert e mortit dhe askush nuk pranon të flasë për këtë ngjarje të rëndë, aq më tepër për faktin se i biri jo vetëm e masakroi me çekiç në gjaknxehtësi e sipër, por edhe u mundua të fshehë ngjarjen, duke e hedhur trupin e të atit në një kanal dytësor pranë liqenit të Farkës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat